FOKUS – Takim historik Turqi-Armeni për përmirësimin e marrëdhënieve

by admin
Spread the love



ANTALIA, 12 mars /ATSH-AA/ – Një takim historik dypalësh u zhvillua midis ministrave të Jashtëm të Turqisë dhe Armenisë në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antalia.

Duke folur për gazetarët, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu e përshkroi takimin me homologun e tij armen Ararat Mirzoyan si ”jashtëzakonisht të frytshëm dhe konstruktiv”.

Çavushoglu gjithashtu vuri në dukje se Azerbajxhani mbështet procesin e normalizimit midis Ankarasë dhe Erevanit.

Nga ana e tij, ministri armen tha se vendi i tij është i vendosur të përkushtojë përpjekjet për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe se po punon për normalizimin e marrëdhënieve me Turqinë.

Marrëdhëniet turko-armene hynë në një fazë të re pasi të dy vendet caktuan përfaqësues të posaçëm, të cilët zhvilluan takimin e tyre të parë më 14 janar në Moskë.

Të dërguarit nga Turqia dhe Armenia, Serdar Kiliç dhe Ruben Rubinyan, mbajtën takimin e tyre të dytë në Vjenë më 24 shkurt dhe ”përsëritën dakordësinë e tyre për të vazhduar procesin pa kushte”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: S’kam pritur ata që “shajnë e ulërijnë” për të mbrojtur familjet shqiptare


You may also like