FOKUS – Suedia dhe Kanadaja rifillojnë financimin për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë

by admin
Spread the love

TIRANË, 9 mars /ATSH/- Suedia dhe Kanadaja do të rifillojnë pagesat e ndihmës për UNRWA-n, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, sipas BBC.

Ata ishin midis 16 vendeve që ndaluan fondet pasi Izraeli akuzoi të paktën 12 punonjës të UNRWA-s për përfshirje në sulmin e 7 tetorit nga Hamasi.

OKB-ja ka nisur hetimet ndërsa paneli i pavarur do të drejtohet nga ish-ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna.

Suedia tha sot se fillimisht do të dërgonte 19 milionë dollarë, pasi UNRWA ra dakord për më shumë kontrolle mbi shpenzimet dhe stafin e saj.

“Qeveria i ka ndarë 38 milionë euro të UNRWA-s për vitin 2024. Vendimi i sotëm ka të bëjë me një pagesë fillestare prej 19 milionë dollarë”, thuhet në një deklaratë.

Kjo vjen pasi Kanadaja njoftoi të premten se do të rifillonte financimin për UNRWA-n ndërsa hetimet për stafin e agjencisë vazhdojnë.

Më 7 tetor, Hamasi sulmoi kufirin e Gazës me Izraelin, duke vrarë rreth 1200 persona dhe duke marrë peng më shumë se 250.

Si përgjigje, Izraeli filloi një fushatë sulmesh ajrore dhe një pushtim tokësor të territorit.

“Më shumë se 30 900 banorë janë vrarë që atëherë në Gaza ndërsa dhe sasia e ndihmave që u ka ardhur civilëve eshte pakesuar”, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like