FOKUS – Stoltenberg: Samiti i Madridit do të transformojë NATO-n

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 16 qershor /ATSH-ANSA/ – NATO dhe aleatët e saj janë gati të përballen me “një udhëtim të gjatë” dhe për të mbështetur Ukrainën në luftën kundër Rusisë, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Na pret Samiti i Madridit, i cili do të transformojë NATO-n”, tha ai.

”Do të marrim vendime të rëndësishme për çështjet e mbrojtjes dhe parandalimit. NATO do të modernizohet. Ne do të miratojmë projektin ‘Strategic Compass’ dhe do të kemi kontakte edhe me partnerët tanë aziatikë si dhe me Suedinë dhe Finlandën”, shtoi Stoltenberg.

”Do të trajtojmë gjithashtu edhe çështjen e rritjes së shpenzimeve për mbrojtje”, theksoi ai./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Borxhi publik është 76.1%, jo tre shifror

You may also like