FOKUS-Stoltenberg: Asnjë avion i NATO-s nuk duhet të hyjë në hapësirën ajrore të Ukrainës

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 4 mars /ATSH- DPA/- Asnjë avion i NATO-s nuk duhet të hyjë në hapësirën ajrore të Ukrainës për të mos ndezur më tej konfliktin me Rusinë, tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp.

“Aleatët pajtohen që nuk duhet të kemi aeroplanë të NATO-s që veprojnë në hapësirën ajrore të Ukrainës ose trupa të NATO-s në territorin ukrainas”, tha Stoltenberg.

“Ne kemi një përgjegjësi si aleatë të NATO-s për të parandaluar që kjo luftë të përshkallëzohet përtej Ukrainës, pasi do të ishte edhe më e rrezikshme, më shkatërruese dhe do të shkaktonte edhe më shumë vuajtje njerëzore”, shtoi ai.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakXhaçka: Shqipëria e angazhuar për të ndihmuar ukrainasit, roli ynë i vlerësuar nga aleatët


You may also like