FOKUS – SHBA bashkohet me Korenë e Jugut dhe Japoninë për manovrat detare

by admin
Spread the love

SEUL, 12 prill /ATSH-DPA/ – Forcat detare amerikane kanë zhvilluar një manovër të përbashkët me marinat e Koresë së Jugut dhe Japonisë për të penguar Korenë e Veriut, njoftoi sot marina e Koresë së Jugut.

”Manovrat stërvitore dyditore, që përfshinin një aeroplanmbajtëse amerikane dhe destrojerë nga të tre vendet, u zhvillua nga e enjtja deri të premten në ujërat ndërkombëtare në jug të gadishullit Korean”, tha marina.

Qëllimi është të përmirësojnë aftësitë e tyre të reagimit të përbashkët në funksion të kërcënimeve në rritje nga raketat dhe armët bërthamore të Koresë së Veriut.

Një pjesë e ushtrimeve kishin për qëllim edhe mbrojtjen kundër nëndetëseve.

Të tre aleatët konsiderojnë gjithashtu raketat balistike që mund të lëshohen nga nëndetëset e Koresë së Veriut ndër kërcënimet.

Që nga fillimi i vitit 2022, udhëheqja komuniste në Phenian ka rritur ndjeshëm shtrirjen e testeve të raketave balistike në kundërshtim me rezolutat e OKB-së.

Koreja e Veriut është e ndaluar nga rezolutat e OKB-së të lëshojë apo edhe të testojë raketa balistike të çdo rrezeje. Këto janë zakonisht raketa tokë-tokë që mund të pajisen edhe me një kokë bërthamore.

SHBA ka rritur bashkëpunimin e saj ushtarak me Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Stërvitjet e fundit detare thuhet gjithashtu se ndoqën një plan trajnimi trepalësh shumëvjeçar.

Planet bazohen në një marrëveshje të arritur vitin e kaluar kur krerët e tre vendeve u takuan për një samit në SHBA./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like