FOKUS – Sërish raketa mbi Izrael, 150 izraelitë dhe 232 palestinezë të vrarë

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 7 tetor /ATSH-ANSA/ – Sirena të reja paralajmëruese në Tel Aviv dhe Izraelin Qendror për shkak të raketave të lëshuara nga Gaza.

Numri i të vdekurve izraelitë pas sulmit në Gaza është rritur në mbi 150, ndërsa të plagosurit janë 1 100, sipas raporteve të TV izraelit.

Numri i të plagosurve ka arritur në 900.

Ndërkohë, 50 izraelitë mbahen peng nga milicia e Hamasit.

Luftimet midis milicëve të armatosur të Hamasit dhe ushtrisë izraelite janë duke u zhvilluar në  Beeri dhe Reim, afër Rripit të Gazës.

Në Reim një automjet policie është goditur nga një antitank dhe raportohet se ka viktima.

Përgjigjja e Izraelit mori formën e sulmeve të nisura me dhjetëra avionë në Gaza të cilat “goditën 17 komplekse ushtarake dhe katër qendra komanduese operacionale që i përkisnin organizatës terroriste Hamas” në Rripin e Gazës.

Të paktën 232 persona janë vrarë në Gaza është deklaruar nga Ministria e Shëndetësisë e enklavës palestineze, pasi militantët e Hamasit lëshuan një breshëri raketash kundër Izraelit, i cili u përgjigj me sulme ajrore./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like