FOKUS – Putin: Moska do të luftojë për të paktën pesë vite në Ukrainë

by admin
Spread the love



MOSKË, 28 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti rus Vladimir Putin i tha homologut të tij kinez Xi Jinping se Rusia do të luftojë për të paktën pesë vjet në Ukrainë, shkruan e përjavshmja japoneze ”Nikkei Asia” duke cituar disa burime anonime në dijeni të manovrave diplomatike midis dy vendeve.

Sipas të përjavshmes, gjatë vizitës së Xi në Rusi, Putin donte të përmblidhte një situatë që nuk ishte e favorshme për Moskën në atë kohë duke siguruar udhëheqësin kinez se Rusia do ta fitonte përfundimisht luftën.

”Nikkei Asia” më pas komenton se, në dritën e fjalëve të Putinit drejtuar Xi, hapja e liderit rus ndaj një armëpushimi, e raportuar nga ”New York Times” javën e kaluar, mund të nënkuptojë se Putini thjesht dëshiron të krijojë iluzionin e lëvizjes drejt një armëpushimi apo edhe paqes përpara zgjedhjeve presidenciale ruse në mars duke besuar se një atmosferë e tillë do ta favorizonte atë në qendrat e votimit./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKursimet në para në banka u rritën me 3.1 % në nëntor
Artikulli tjetërGjermania dhe BE-ja mbështetje Transportit të Gjelbër në Tiranë me 81.2 milionë euro


You may also like