FOKUS – Putin: Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të shkaktojë tension

by admin
Spread the love

MOSKË, 30 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin mohoi se Kremlini kërcënohet nga anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, por megjithatë tha se ”Rusia do të merrte kundërmasa ushtarake”.

“Nuk ka asgjë që na shqetëson në lidhje me anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO”, tha Putin në komentet për gazetarët gjatë një vizite në Turkmenistan duke shtuar se të dyja vendet duhet të jenë të përgatitur për një reagim rus gjithsesi.

”Ata duhet të kuptojnë qartë se më parë nuk ka pasur asnjë kërcënim për ta, por nëse trupat janë të vendosura atje dhe krijohet infrastruktura, ne do të duhet të përgjigjemi në përputhje me rrethanat dhe të bëjmë të njëjtat kërcënime për territorin nga i cili na vijnë kërcënimet”, shtoi ai.

“Midis nesh ishin marrëdhënie të mira, por tani do të ketë një tension, kjo është e qartë, nuk ka dyshim, nuk mund të jetë ndryshe”, theksoi Putin.

Të dy vendet kanë vendosur të braktisin dekadat e neutralitetit dhe t’i bashkohen aleancës së mbrojtjes në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like