FOKUS – Pistorius: Gati 1 miliardë euro në armatime dhe pajisje ushtarake për Ukrainën

by admin
Spread the love

BERLIN, 20 janar /ATSH-ANSA/ – Gjermania planifikon të furnizojë Ukrainën me 1 miliard euro (1.08 miliardë dollarë) armë dhe pajisje, njoftoi të premten ministri i ri i Mbrojtjes.

Kjo “paketë pranverore” e sjell shumën totale të ndihmës ushtarake gjermane që nga fillimi i luftës në 3.3 miliardë euro, theksoi ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius nga Ramstein.

Dërgesat specifike të identifikuara nga Pistorius, megjithatë, ishin njoftuar tashmë në datat e mëparshme.

Ato përfshinin një njësi të sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot, shtatë tanke të tjera të mbrojtjes ajrore Gepard dhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore Iris-T SLM me raketa të shumta të drejtuara.

“Në fund, ne po flasim për pak më shumë se 1 miliard euro”, tha Pistorius. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakPlani Kombëtar i Pastrimit, Kumbaro: Mbi 126 mijë tonë mbetje të pastruara

You may also like