FOKUS – OBSH i kërkon informacione Kinës për rritjen e rasteve të pneumonisë

by admin
Spread the love



GJENEVE, 23 nëntor /ATSH-DPA/ – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka kërkuar Kinës të japë informacion mbi incidencën në rritje të pneumonisë në veri të vendit.

”Kinës i është kërkuar të japë informacione të mëtejshme mbi sëmundjet e përfshira dhe përhapjen e tyre, si dhe rezultatet laboratorike”, theksoi OBSH në një deklaratë në Gjenevë.

Raportet për këto shpërthime të pneumonisë së padiagnostikuar tek fëmijët u shfaqën në media. OBSH thotë se është e paqartë nëse rastet janë të lidhura me rritjen e përgjithshme të sëmundjeve të frymëmarrjes në Kinë.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës ia atribuon këtë rritje të sëmundjeve të frymëmarrjes kthimit të masave kundër koronavirusit, si dhe përhapjes së patogjenëve që shkaktojnë gripin, pneumoninë, virusin sincicial të frymëmarrjes (RSV) dhe SARS-CoV-2. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBuxheti i Tiranës 2024, Veliaj: Qytet model për zgjidhjen e problemeve të strehimit 
Artikulli tjetërKarabina: Halli i Sali Berishës sot është drejtësia


You may also like