FOKUS – NYT: Luftëtarët e Hamasit po largohen nga Gaza drejt Egjiptit

by admin
Spread the love

NJU JORK, 4 nëntor /ATSH-DPA/ – Lëvizja islamike Hamas po përpiqet të dërgojë në mënyrë kontrabandë luftëtarët e plagosur nga Gaza përmes pikës kufitare Rafah drejt  Egjiptit, raportoi sot ”New York Times” duke cituar një zyrtar të lartë të qeverisë amerikane, të paidentifikuar.

Rafah është i vetmi vendkalim kufitar drejt Gazës që nuk kontrollohet nga Izraeli.

Vetëm të mërkurën zyrtarët egjiptianë filluan të lejojnë qindra shtetas të huaj në Gaza të largohen për herë të parë që nga fillimi i luftës katër javë më parë.

Sipas ”New York Times”, zyrtari amerikan tha se Hamasi i kishte paraqitur në mënyrë të përsëritur Izraelit, SHBA dhe Egjiptit listat e civilëve palestinezë të plagosur që supozohej të largoheshin nga Gaza.

Megjithatë, kontrollet zbuluan se shumë nga njerëzit në lista ishin luftëtarë të Hamasit, të cilat Egjipti, SHBA dhe Izraeli i konsiderojnë të gjithë të papranueshëm.

”Egjipti në veçanti shqetësohet se terroristët mund të depërtojnë në vend”, sipas raportit.

”Hamasi fillimisht këmbënguli në ruajtjen e atyre listave, por në fund u dorëzua pas negociatave të ndërmjetësuara nga diplomatët e Katarit”, tha zyrtari amerikan për ”New York Times”.

Në fund, të gjitha palët ranë dakord për një listë të palestinezëve të plagosur, të cilët përfundimisht nuk ishin luftëtarë.

Hamasi është klasifikuar si grup terrorist nga SHBA, Izraeli dhe Bashkimi Evropian./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like