FOKUS – NATO: Suedia dhe Finlanda në rrugën e duhur për anëtarësim pasi Turqia heq veton

by admin
Spread the love

MADRID, 29 qershor /ATSH-DPA/- NATO ka nisur zyrtarisht procesin e pranimit të Suedisë dhe Finlandës në aleancë, me të 30 liderët në favor, duke përfshirë presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili e kishte shtyrë pranimin e tyre për javë të tëra.

Turqia aprovoi aplikimin e anëtarësimit të vendeve nordike në një marrëveshje të minutës së fundit përpara fillimit të samitit të NATO-s në Madrid të mërkurën.

Takimi është një vitrinë vjetore për aleancën perëndimore për të vendosur një front të bashkuar. Mosmarrëveshja mes Ankarasë dhe anëtarëve të tjerë për fatin e Suedisë dhe Finlandës kishte kërcënuar anën e solidaritetit të aleancës, veçanërisht ndërsa NATO përpiqet të përshtatet për t’u përballur me kërcënimin e Rusisë.

Të tronditur nga pushtimi rus i Ukrainës, Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n më 18 maj. Megjithatë, Turqia e bllokoi kërkesën e tyre për javë të tëra për shkak të shqetësimeve që lidhen me terrorizmin. Anëtarësimi i ri në NATO kërkon unanimitet.

Një progres u sigurua pasi tre udhëheqësit ranë dakord të bashkëpunonin në një sërë përpjekjesh kundër terrorizmit.

Ankaraja akuzoi të dy vendet se mbështesin Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe YPG-në, një milici kurde me bazë në Siri, të cilat Turqia i klasifikon si grupe terroriste. Të dy vendet kundërshtuan akuzat.

Turqia kërkoi gjithashtu ekstradimin e disa të dyshuarve.

Për të arritur mbështetjen e Ankarasë, Suedia dhe Finlanda u zotuan se nuk do të kishte embargo armësh kundër Turqisë.

Përveç kësaj, ata premtuan masa vendimtare kundër terroristëve kudinë dhe shqyrtim të shpejtë të kërkesave turke për ekstradimin e të dyshuarve terroristë.

Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag tha sot se Suedia dhe Finlanda pritet të ekstradojnë 33 terroristë sipas marrëveshjes trepalëshe.

“Ne do t’u kërkojmë atyre që të përmbushin premtimet e tyre”, tha Bozdag. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like