FOKUS – Moska shuan shpresat për një takim të afërt të nivelit të lartë me Ukrainën

by admin
Spread the love

BERLIN, 3 prill /ATSH-DPA/ – Rusia ka zbehur shpresat se Ukraina do të mbajë së shpejti një takim të nivelit të lartë midis presidentëve Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelneknsky për t’i dhënë fund luftës.

”Ka ende shumë për të bërë”, tha negociatori rus Vladimir Medinsky për agjencinë ruse të lajmeve, Interfax.

”Fatkeqësisht nuk e ndaj optimizmin e Arakhamias”, theksoi ai, në një referencë për kryenegociatorin e Ukrainës, David Arakhamia, i cili kishte folur në televizionin ukrainas për një takim të mundshëm së shpejti mes dy liderëve.

”Draftet e dokumenteve përkatëse kanë përparuar tashmë deri në pikën ku bisedimet e drejtpërdrejta midis dy krerëve të shteteve janë të mundshme”, tha Arakhamia, duke shtuar se Ukraina gjithashtu kishte bërë lëshime.

Nga ana tjetër, kryenegociatori rus, Medinsky, theksoi se qëndrimi i Rusisë për Krimenë dhe Donbasin ishte “i pandryshuar”.

Moska po kërkon që Ukraina të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO dhe të njohë rajonet separatiste lindore të Ukrainës në Donbas si shtete të pavarura dhe gadishullin e Krimesë të Detit të Zi, të aneksuar në vitin 2014, si pjesë e Rusisë.

Lufta vazhdon prej më shumë se pesë javësh./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like