FOKUS – Më shumë se 2 000 civilë të vrarë në Mariupol

by admin
Spread the love

KIEV, 15 mars /ATSH-DPA/ – Më shumë se 2 000 civilë janë vrarë deri më tani në qytetin port të Mariupolit, deklaruan autoritetet lokale.

Qyteti në Ukrainën Juglindore, me rreth 400 000 banorë, është rrethuar nga trupat ruse prej ditësh dhe i shkëputur nga pjesa tjetër e vendit.

Autoritetet ukrainase raportuan sulme të rënda ajrore në qytetin në detin Azov, teksa Rusia pretendon se po sulmon vetëm objektiva ushtarake.

Mariupol shihet nga shumë njerëz si një simbol i rezistencës ukrainase.

Që nga fillimi i luftës në rajonin Donbas të Ukrainës Lindore në vitin 2014, qyteti ka refuzuar disa përpjekje për pushtim nga separatistët pro rusë.

Kryebashkiaku i qytetit Petro Andriushchenko, e cilësoi situatën në qytet si “çnjerëzore”.

“Pa ushqim, pa ujë, pa dritë, pa ngrohje. Kam frikë se do të ketë shumë të tjera vdekje. Me rritjen e intensitetit të sulmeve, numri i të vdekurve mund të arrijë në 20 000’’, shtoi ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se 100 tonë ushqim, ujë dhe ilaçe për Mariupolin tashmë ishin ndaluar të hynin në qytet prej tre ditësh.

”Qeveria e Kievit do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar njerëzit tanë”, shtoi ai./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like