FOKUS – Macron dhe Le Pen në balotazh presidencial

by admin
Spread the love

PARIS, 11 prill /ATSH-DPA/ – Presidenti aktual francez, Emmanuel Macron ishte përpara në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale franceze, me sfiduesen e ekstremit të djathtë Marine Le Pen në vendin e dytë, sipas Ministrisë së Brendshme franceze, që do të thotë se dyshja do të hyjë në raundin e dytë më 24 prill.

Shifrat e ministrisë të bazuara në 97% të votuesve të regjistruar herët në mëngjesin e së hënës treguan se Macron ishte përpara Le Pen, të ekstremit të djathtë, me 27,4% ndaj saj 24%.

Meqë askush nuk dukej i vendosur të arrinte një shumicë të plotë në zgjedhjet e djeshme, dy kandidatët me më shumë vota do të shkojnë në balotazh.

Macron u tha mbështetësve se ”besimi juaj më nderon dhe më detyron”.

Megjithatë, ai paralajmëroi kundër një sigurie të parakohshme të fitores.

“Të mos rrëmbehemi, asgjë nuk është vendosur”, tha ai.

Macron shtoi se është “shumë i vetëdijshëm për atë që është në rrezik, pasi dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare për vendin tonë”.

Ndërkohë, Le Pen theksoi pavarësinë dhe vlerat e Francës.

Ajo tha se përfaqëson “drejtësinë sociale rreth konceptit mijëvjeçar të kombit dhe popullit”.

Ajo do të sigurojë pavarësinë kombëtare dhe aftësinë e francezëve të zakonshëm për të vendosur vetë.

“Ajo që është në lojë më 24 prill nuk është një zgjedhje e rrethanave, por një zgjedhje e shoqërisë, një zgjedhje e qytetërimit”, tha 53-vjeçarja.

“Atë çfarë vendi duam t’i japim popullit kundër pushtetit të parasë varet nga vota juaj”, theksoi ajo.

Sipas një sondazhi të së dielës në mbrëmje, Macron do të marrë 54% të votave në balotazh./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like