FOKUS – Kina: Gjermania të ketë qasje pragmatike ndaj marrëdhënieve tregtare

by admin
Spread the love

PEKIN, 9 shtator /ATSH–DPA/ – Qeveria kineze shpreson për një politikë ekonomike gjermane pragmatike dhe racionale ndaj Kinës, deklaroi Ministria e Jashtme kineze, pas një raporti se Berlini po rishikonte strategjinë e tij tregtare.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Mao Ning u tha gazetarëve se ”ekonomia më e madhe e Evropës duhet të vendosë energji pozitive në një bashkëpunim reciprokisht të dobishëm me Kinën”.

Ning iu përgjigjej pyetjeve pas një raporti të agjencisë së lajmeve Reuters, sipas të cilit  qeveria gjermane po përpiqet të zvogëlojë varësinë ekonomike nga Kina duke i dhënë fund mbështetjes për kompanitë gjermane që operojnë atje, të tilla si investimet shtetërore dhe garancitë e sigurisë.

Mao Ning i quajti masa të tilla “mjaft absurde”.

Sipas raportit, qeveria gjermane gjithashtu dëshiron të vendosë një fushë loje të barabartë dhe reciprocitet më të madh në biznes me Kinën.

”G7-a mund të diskutojë nëse do të paraqesë një ankesë me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) kundër kufizimeve me Kinën”, raportoi Reuters.

“Kina ndjek gjithmonë rregullat e OBT-së. Nëse paraqitet një ankesë, Kina do të mbrojë të drejtat dhe interesat e saj sipas OBT-së”, shtoi Mao Ning./    /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like