FOKUS – KE: Po përjetojmë thatësirën më të keqe në Evropë në 500 vitet e fundit

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 23 gusht /ATSH-DPA/ – Thatësira në Evropë duket të jetë më e keqja në të paktën 500 vjet, deklaroi Komisioni Evropian.

“Ky është padyshim vetëm një vlerësim i parë dhe ne duhet ta konfirmojmë atë me të dhënat përfundimtare në fund të sezonit”, tha zëdhënësi i komisionit Johannes Bahrke, duke iu referuar studimit të publikuar.

Pothuajse gjysma e Evropës kërcënohet nga thatësira, sipas një raporti nga Shërbimi i Shkencës dhe Njohurisë i Komisionit (JRC).

Raporti thekson se deri më 10 gusht, 47% e territorit evropian kishte arritur një nivel gatishmërie për thatësirën, ndërsa 17% e rajoneve të anketuara janë në gatishmëri të plotë.

Reshjet e pakta të shiut dhe një sërë valësh të nxehti nga maji e tutje ndikuan në rrjedhjet e lumenjve dhe nivelet e ujit gjerësisht në të gjithë Evropën.

Reduktimi i vëllimit të ujit ndikoi negativisht edhe në sektorin e energjisë si për prodhimin e hidrocentraleve ashtu edhe për sistemet e ftohjes së termocentraleve të tjerë.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like