FOKUS – KE kërkon pranimin në Schengen të Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 16 nëntor /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian u kërkoi shteteve antare që të lejojnë Bullgarinë, Rumaninë dhe Kroacinë t’i bashkohen zonës Schengen pa pasaporta.

“Këto tre shtete anëtare meritojnë të ndihen plotësisht evropianë”, theksoi në Bruksel komisionerja e Çështjeve të Brendshme të BE, Ylva Johansson.

“Schengeni është një nga arritjet më të mëdha të Bashkimit Evropian. Këto lidhje rritin tregun e brendshëm, rritin ekonomitë dhe Schengeni gjithashtu rrit standardin e jetesës”, theksoi Johansson.

Anëtarët aktualë duhet të miratojnë njëzëri pranimin e një vendi.

Përpjekjet e Bullgarisë dhe Rumanisë për t’u bashkuar kanë ngecur për më shumë se një dekadë që kur komisioni për herë të parë i konsideroi vendet të gatshme për Schengen në 2011.

Parlamenti holandez miratoi së fundmi një rezolutë në tetor duke thënë se nevojiteshin analiza të mëtejshme të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe shtrirjes së korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kroacia shihet se ka shanse më të mira për t’u bërë anëtare së shpejti, por një mosmarrëveshje e pazgjidhur kufitare me Slloveninë fqinje po shkakton pasiguri.

”Ministrat e brendshëm të BE-së do të votojnë për pranimin e mundshëm të Rumanisë, Bullgarisë ose Kroacisë në zonën Schengen në takimin e tyre të ardhshëm, më 8 dhjetor në Bruksel”, sipas Komisionit./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like