FOKUS – Katër anëtarë të dyshuar të Hamasit arrestohen në Berlin dhe Roterdam

by admin
Spread the love

BERLIN, 14 dhjetor /ATSH-DPA/ Prokurorët kanë arrestuar katër anëtarë të dyshuar të Hamasit, tre në Berlin dhe një në Roterdam në Holandë të dyshuar për anëtarësim në një organizatë të huaj terroriste.

“Rasti ka të bëjë me armët që do të mbaheshin për sulme të mundshme ndaj institucioneve hebraike në Evropë”, thanë sot prokurorët gjermanë.

Arrestimet u kryen në bashkëpunim me autoritetet hetuese holandeze.

Sipas një deklarate, tre burra u arrestuan në Berlin, një shtetas egjiptian, një shtetas holandez dhe një burrë i lindur në Liban.

Më i madhi nga komplotistët e dyshuar, një burrë i lindur në Liban në vitin 1967, u arrestua përkohësisht nga policia në Roterdam.

Të dyshuarit thuhet se kishin lidhje të ngushta me udhëheqësit e krahut ushtarak të organizatës militante islamike Hamas.

Një nga të dyshuarit me qendër në Berlin dyshohet se ishte përfshirë në gjetjen e një depoje nëntokësore armësh në Evropë në emër të Hamasit.

“Ky i dyshuar ka marrë udhëzimet nga udhëheqja e Hamasit në Liban”, sipas zyrës së prokurorit.

Armët duhej të silleshin në Berlin dhe të mbaheshin gati për sulme të mundshme ndaj institucioneve hebraike në Evropë. Në tetor, tre burrat që jetonin në Berlin kishin bërë disa udhëtime për të mbledhur armë. Ata dyshohet se u mbështetën nga personi i ndaluar në Roterdam.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like