FOKUS – Johnson: Pushtimi rus një sulm kundër demokracisë

by admin
Spread the love

LONDËR, 24 shkurt /ATSH/ – Britania e Madhe nuk mund të bëjë indiferenten ndaj Ukrainës, deklaroi sot kryeministri britanik, Boris Johnson pas shpalljes së luftës nga presidenti rus, Vladimir Putin kundër ish-republikës sovjetike.

”Pushtimi rus i paprovokuar në shkallë të plotë ishte një sulm ndaj demokracisë dhe lirisë”, tha kryeministri përpara sanksioneve të reja që do të shpallen sot në Dhomën e Komuneve.

Duke folur gjatë një fjalimi drejtuar kombit, Johnson tha se “Ukraina është një vend që për dekada ka gëzuar lirinë dhe demokracinë dhe të drejtën për të zgjedhur fatin e saj”.

Johnson e quajti presidentin Putin një “diktator” të prirur për të shkaktuar një “valë dhune”, ndërsa sugjeroi se raundi më i ri i sanksioneve do të synonte të pengonte ekonominë ruse.

“Misioni ynë është i qartë. Diplomatikisht, politikisht, ekonomikisht dhe përfundimisht ushtarakisht kjo sipërmarrje e shëmtuar dhe barbare e Vladimir Putin duhet të përfundojë në dështim”, theksoi kryeministri britanik./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like