FOKUS – Irani ekzekuton ish-politikanin britaniko-iranian, Alireza Akbari

by admin
Spread the love

TEHERAN, 14 janar /ATSH-DPA/ – Irani ekzekutoi ish-politikanin e lartë britaniko-iranian, Alireza Akbari me akuzat për spiunazh, njoftoi faqja web e gjyqësorit, Misan.

Irani e kishte dënuar me vdekje ish-politikanin e lartë në fillim të javës.

Akbari u demaskua si një nga “agjentët më të rëndësishëm për inteligjencën britanike” dhe u akuzua për zbulim të sekreteve shtetërore.

Vendimi i Gjykatës së Lartë është përfundimtar.

Akbari, bashkëshortja dhe vëllai i tij i kishin mohuar me forcë akuzat.

”Si një politikan i rangut të lartë në Ministrinë e Mbrojtjes, Akbari kishte kultivuar një marrëdhënie të ngushtë me politikanët që po përpiqeshin të ndërmjetësonin dhe të pajtoheshin pas valës së fundit të protestave”, raportoi faqja e internetit amwaj.media me qenddër në Britaninë e Madhe.

Ka pasur raportime të përsëritura për arrestime, ndalime dhe madje edhe ekzekutime të agjentëve iranianë, të dyshuar se punonin për shërbimet e huaja sekrete, veçanërisht agjencinë izraelite Mossad ose CIA.

Pretendimet iraniane zakonisht nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur dhe arrestimet dhe gjyqet mbahen të fshehta./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like