FOKUS – Iraku rihap hapësirën ajrore pas sulmit iranian ndaj Izraelit

by admin
Spread the love



BAGDAD, 14 prill /ATSH-DPA/- Iraku njoftoi sot në mëngjes se ka rihapur hapësirën ajrore të vendit pas mbylljes së saj një natë më parë për shkak të një sulmi masiv me dronë dhe raketa nga Irani fqinj kundër Izraelit.

“Autoriteti i aviacionit civil irakian tha se hapësira ajrore e Irakut ishte rihapur për të gjithë avionët që hyjnë, nisen dhe kalojnë”, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve e vendit INA.

“Rihapja e hapësirës ajrore erdhi pas tejkalimit të të gjitha rreziqeve që ndikojnë në sigurinë e aviacionit civil në Irak”, tha autoriteti.

Si pasojë e sulmit iranian, u raportuan disa shpërthime në provincën veriore të Irakut, Erbil, ku ndodhet një konsullatë amerikane dhe një bazë ushtarake amerikane. Nuk janë raportuar dëme të mëdha apo viktima. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakFOKUS – Qiproja njofton pezullimin e kërkesave të sirianëve për azil
Artikulli tjetërTradita e tavaneve dekorative në banesat karakteristike të Beratit


You may also like