FOKUS – Inteligjeca britanike: Rusia ka tërhequr nëndetëset nga Krimea

by admin
Spread the love

LONDËR, 20 shtator /ATSH-DPA/ – Sipas raportimeve të inteligjencës britanike, Rusia ka tërhequr nëndetëset e saj nga gadishulli i Krimeas për shkak të kërcënimeve të sulmeve ukrainase.

Ministria e Mbrojtjes raportoi se “anijet e Flotës së Detit të Zi janë lëvizur nga porti i tyre për t’u dërguar në  Novorossiysk, portin jugor të Rusisë.”

Ministri shtoi se “kjo mund të ketë ndodhur për shkak se aftësia e Ukrainës për të sulmuar nga një distancë më e madhe është rritur dhe se siguria në Krime ka ndryshuar”.

Ai vuri në dukje se ”aneksimi i Krimesë nga presidenti rus Vladimir Putin në vitin 2014 synonte gjithashtu te garantionte sigurinë e Flotës së Detit të Zi”.

Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar informacione mbi luftën Ukrainë-Rusi që prej fillimit të saj.//as/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakErdogan: Presidenti rus Putin, i gatshëm t’i japë fund luftës
Artikulli tjetërAKU asgjëson 48 kg produkte ushqimore

You may also like