FOKUS – Gjermania eksporton armë me vlerë 4,6 miliardë euro në gjashtëmujorin e parë

by admin
Spread the love

BERLIN, 27 qershor /ATSH-DPA/ – Qeveria gjermane miratoi sot eksportet e armëve me vlerë 4,62 miliardë euro (5 miliardë dollarë) për vitin 2023, rreth 12% më shumë se në gjysmën e parë të 2022, sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë.

Përfituesi kryesor nga 1 janari deri më 19 qershor ishte Ukraina, e cila ka luftuar për të zmbrapsur pushtimin rus në shkallë të plotë që nisi në shkurt të vitit të kaluar.

Eksportet në Ukrainë vlerësohen në 1,18 miliardë euro.

Pas Ukrainës renditet Hungaria me 1,03 miliardë euro, sipas Ministrisë së Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit.

Në vitin 2022, koalicioni qeverisës i Gjermanisë dha dritën jeshile për eksportet e armëve me vlerë 8.36 miliardë euro, shuma e dytë më e lartë në historinë e vendit të pasluftës.

Shuma u tejkalua nga kërkesat me vlerë 9,35 miliardë euro në vitin 2021, kur qeveria e mëparshme e koalicionit nën drejtimin e ish-kancelares, Angela Merkel ishte në pushtet për pjesën më të madhe të vitit. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like