FOKUS – Gjermania dhe Norvegjia i kërkojnë NATO-s të mbrojë tubacionet dhe internetin nën det

by admin
Spread the love

BERLIN, 1 dhjetor /ATSH-DPA/ – Gjermania dhe Norvegjia deklaruan se duan qё NATO tё mbrojё tubacionet e gazit dhe linjat e internetit nën det.

Ky reagim vjen pas dёmeve tё shkaktuara nё tubacionet nё detin Baltik.

Sekretarit të pёrgjithshёm i NATO−s, Jens Stoltenberg do t’i kёrkohet  tё ngrejë njё zyrё koordinimi pёr kёtё qёllim.

Stoltenberg e mirёpriti kёtё kёrkesё pas rrjedhjeve tё gjetura nё dy tubacionet e ”Nord Stream” nё shtator.

Rrjedhjet u pёrhapën pjesёrisht nё ujërat daneze dhe suedeze dhe mendohen tё kenё qenё njё akt sabotimi.

Megjithatё, Kremlin i mohoi spekulimet se Rusia ishte e pёrfshirё duke i quajtur absurde.

Kancelari gjerman, Scholz deklaroi se ”tubacionet, kabllot telefonike dhe lidhjet e internetit janë rrugë shpëtimi për shtetet tona dhe duhet të sigurohen në një mënyrë shumë të veçantë”.

Scholz shtoi se ”qëllimi duhet të jetë një koordinim efikas midis forcave policore dhe ushtarake dhe integrimi i Bashkimit Evropian dhe kompanive private”.

Stoltenberg deklaroi se priste të diskutonte planet me Scholz në Berlin./ /as/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakParqet kombëtare natyrore mbulohen nga dëbora e parë

You may also like