FOKUS – Gjermanët & francezët: Demokracia e rrezikuar nga pabarazia sociale

by admin
Spread the love

PARIS, 18 janar /ATSH-DPA/ – Një sondazhi i kryer nga “Fondacioni Heinrich Böll” zbuloi se shtetasit gjermanë dhe ata francezë e shohin demokracinë, në të dy vendet, të kërcënuar nga pabarazia sociale, dhuna në rritje shoqërore dhe mungesa e angazhimit të politikanëve dhe bizneseve ndaj interesave të popullsisë.

Sipas sondazhit, të anketuarit besojnë se demokracia po dëmtohet gjithashtu nga pjesëmarrja e ulët e votuesve dhe keqinformimi në mediet sociale.

Edhe pse vetëm 48% e të anketuarve në Francë dhe 62% në Gjermani i japin demokracisë në vendin e tyre një notë të mirë, shumica, në të dy vendet nuk e shohin demokracinë si krejtësisht të rrezikuar.

“Fondacioni Heinrich Böll” porositi sondazhin me rastin e 60-vjetorit të Traktatit të Elysee per bashkëpunimin themelor midis dy vendeve, më 22 janar.

Të anketuarit nga të dy vendet përmendën krizën energjetike dhe mbrojtjen si temat më të rëndësishme të bashkëpunimit franko-gjerman. Në vend të tretë për francezët ishte mbrojtja e ekonomisë dhe tregtisë, ndërsa për gjermanët forcimi i Bashkimit Evropian në nivel ndërkombëtar. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakPrograme të reja edukimi për zhvillimin e sportit

You may also like