FOKUS – Gjashtë milionë fëmijë ukrainas në rrezik akut për shkak të luftës

by admin
Spread the love

BERLIN, 21 mars /ATSH-DPA/ – Sulmet ndaj spitaleve dhe shkollave në Ukrainë po vënë rreth gjashtë milionë fëmijë në rrezik akut, tha sot organizata humanitare ”Save the Children”.

Përafërsisht një në pesë fëmijë i është dashur të largohet nga vendi i tij për t’i shpëtuar luftës, ndërsa atyre fëmijëve që mbeten në zonën e luftës u mungon ushqimi, uji i pastër dhe ndihma mjekësore, ndërsa vazhdimisht janë të detyruar të kenë frikë për jetën e tyre.

”Në të njëjtën kohë, deri më tani janë dëmtuar ose shkatërruar 489 shkolla dhe 43 spitale”, thotë organizata.

“Shkollat ​​duhet të jenë një vend sigurie për fëmijët, jo një vend frike, lëndimi apo vdekjeje”, tha Pete Walsh, drejtor i ”Save the Children” për Ukrainën.

Të paktën 59 fëmijë janë vrarë tashmë sipas OKB-së, me raportet e medias që sugjerojnë se numri real mund të jetë treshifror.

“Rregullat e luftës janë shumë të qarta”, tha Walsh.

“Fëmijët nuk janë objektiv, as spitalet apo shkollat. Ne duhet t’i mbrojmë fëmijët e Ukrainës me çdo kusht. Sa njerëz të tjerë duhet të vdesin para se të përfundojë kjo luftë?”, pyet ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like