FOKUS – Franca kërkon sanksionimin e dhjetëra njerëz të tjerë të afërt me Putinin

by admin
Spread the love

PARIS, 14 mars /ATSH-DPA/ – Franca kërkon të shtojë dhjetëra njerëz të tjerë të afërt me liderin e Kremlinit, Vladimir Putin, në listën e sanksioneve të BE-së të vendosura pas pushtimit rus të Ukrainës.

”Autoritetet financiare franceze kanë thënë se ky grup njerëzish ose të afërm të tyre kanë prona në Francë”, tha ministri i Ekonomisë, Bruno Le Maire.

”Ne do të përcjellim disa dhjetëra emra të personaliteteve ruse në Komisionin Evropian për t’u vendosur nën sanksione”, tha ministri.

Sipas gazetës ”Nice-Matin”, industria e pasurive të paluajtshme po raporton mungesë porosish të reja dhe klientë që largohen nga Rusia, veçanërisht në Cote d’Azur, ku rusët kanë investuar në prona të shtrenjta prej vitesh.

Një ndërmjetës i tha gazetës se një nga klientët e tij dëshiron të shesë shtëpinë e tij për pothuajse 10 milionë euro (10.94 milionë dollarë) sepse nuk mund të kishte më të ardhura që të përputheshin me atë mënyrë jetese.

Ai tha gjithashtu se një blerës potencial rus anuloi blerjen e një prone për më shumë se 20 milionë euro në Saint-Tropez sepse tani kishte nevojë për para.

Turistët e pasur nga Rusia dhe Ukraina po anulojnë gjithashtu pushimet e tyre verore në bregdetin francez.

”Rusët përbëjnë 8% të biznesit në Cote d’Azur”, sipas Dhomës Franceze të Tregtisë dhe Industrisë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like