FOKUS – Estonia: Kërcënime serioze për shkak të rritjes së aktivitetit të spiunazhit rus dhe kinez

by admin
Spread the love

RIGA, 12 prill /ATSH-DPA/ – Sipas një raporti të shërbimit sekret kombëtar të vendit, shërbimet sekrete ruse dhe kineze po zgjerojnë gjithnjë e më shumë aktivitetet e tyre në Estoni.

“Shërbimet sekrete dhe të sigurisë ruse janë bërë dukshëm më agresive. Ndërsa ato veprojnë më ashpër në disa aspekte, ato përdorin gjithashtu metoda më të fshehta”, theksoi shërbimi estonez i sigurisë në raportin vjetor.

”Konfrontimi me Ukrainën u ka dhënë atyre një drejtim dhe një qëllim të ri. Ato përfaqësojnë një kërcënim serioz”, theksuan shërbimet sekrete për Rusinë fqinje.

Sipas vlerësimit, Moska gjithashtu ka të ngjarë të vazhdojë përpjekjet e saj për të nxitur tensionet sociale në vendet fqinje.

Megjithatë, shoqëria estoneze është dëshmuar elastike gjatë vitit të kaluar dhe operacionet hibride dhe taktikat e frikësimit nuk kanë arritur rezultatet e dëshiruara.

Midis fundit të vitit 2023 dhe mesit të shkurtit 2024, agjentët e sigurisë arrestuan një duzinë persona të dyshuar për planifikimin e krimeve në emër të shërbimeve ruse./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like