FOKUS – Erdogan: Turqia ka përjetuar katastrofën më të madhe që nga shekulli i kaluar

by admin
Spread the love

ANKARA, 6 shkurt /ATSH-AA/ – Turqia ka përjetuar katastrofën më të madhe që nga shekulli i kaluar, pas tërmetit të vitit 1939 në Erzincan, deklaroi presidenti Recep Tayyip Erdogan, pas tërmetit shkatërrues që goditi provincat jugore sot në mëngjes duke marrë jetën e të paktën 1 000 personave.

”Mëngjesin e sotëm, në orën 04:17, na ka tronditur katastrofa më e madhe që nga tërmeti i vitit 1939 në Erzincan, të cilin e përjetuam në shekullin e kaluar”, tha Erdogan në Ankara.

Provincat Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakir, Adana, Adiyaman, Malatya, Osmaniye, Hatay dhe Kilis janë prekur rëndë nga tërmeti.

“Deri më tani, 912 qytetarë tanë kanë humbur jetën dhe 5 385 qytetarë tanë janë plagosur”, tha Erdogan.

Ai vuri në dukje se numri i personave të shpëtuar nga rrënojat ka arritur në 2 470, ndërsa numri i ndërtesave të shembura është rritur në 2 818.

”Aktualisht, 9 000 pjesëtarë janë duke kryer operacionet e kërkim-shpëtimit dhe numër po rritet vazhdimisht me ata që arrijnë në rajon nga jashtë vendit”, shtoi ai.

NATO, Bashkimi Evropian dhe 45 vende janë ofruar për të ndihmuar Turqinë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like