FOKUS – Erdogan i kërkon Putinit një armëpushim urgjent

by admin
Spread the love

ANKARA, 6 mars /ATSH-AFP-ANSA-AA/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin dhe i bëri thirrje për një armëpushim të përgjithshëm urgjent.

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai turk, Erdogan zhvilluan sot një bisedë telefonike për situatën e krijuar në Ukrainë, njoftoi televizioni turk, TPT.

Të dy krerët e shteteve folën disa ditë përpara Forumit të Diplomacisë në Antalia, i planifikuar për t’u zhvilluar nga 11 deri më 13 mars në Turqinë Jugore, ku pritet edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin tha se Erdogan do t’i propozonte  bashkëbiseduesit negociata me Kievin.

Telefonata në vazhdim ishte njoftuar dje nga i njëjti zëdhënës në kanalin N-TV.

Presidenti turk është shprehur se një armëpushim i përgjithshëm urgjent jo vetëm që do të eliminonte shqetësimet humanitare në rajon, por gjithashtu do të mundësonte kërkimin e një zgjidhjeje politike.

“Të hapim rrugën e paqes së bashku”, ka përsëritur Erdogan thirrjen e tij.

Ai ka theksuar rëndësinë e hapave drejt armëpushimit në Ukrainë, hapjes së korridoreve humanitare dhe nënshkrimit të një marrëveshjeje paqeje.

Duke thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me palën ukrainase dhe vendet e tjera, presidenti Erdogan ka deklaruar se do të vazhdojë përpjekjet e tij për të zhvilluar negociata gjithëpërfshirëse dhe për të arritur rezultate./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like