FOKUS- Duda: Polonia do të punojë ngushtë me SHBA-të për energjinë bërthamore

by admin
Spread the love



VARSHAVE, 26 mars /ATSH-DPA/- Polonia dëshiron të punojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa planifikon të prodhojë energji bërthamore, deklaroi presidenti polak Andrzej Duda.

“Unë besoj se së bashku me kompanitë amerikane, nën kujdesin e fortë të Shtëpisë së Bardhë, ne mund ta zbatojmë këtë program në të ardhmen e afërt, sepse është urgjentisht i nevojshëm”, theksoi Duda pas takimit me presidentin amerikan Joe Biden.

Polonia ka nevojë për termocentralet bërthamore të SHBA për të përmbushur qëllimet klimatike të Varshavës dhe për të siguruar një furnizim modern me energji, tha ai. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBalla monitoron çmimet e “shportës”: Me rëndësi që në tregjet tona të këtë një ofertë
Artikulli tjetër​Kosovë, 28 raste të reja me COVID


You may also like