FOKUS – CDG: Mbi 40 milionë persona të rrezikuar nga varfëria ekstreme për shkak të luftës në Ukrainë

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 19 mars /ATSH-ANSA/ – Pushtimi rus i Ukrainës do të shtyjë mbi 40 milionë qytetarë në kushte ekstreme varfërie për shkak të rritjes së kostove të ushqimit dhe energjisë, deklaroi Qendra amerikane për Zhvillim Global (CDG), pas një analize të gjendjes së krijuar në ish-republikën sovjetike.

Sipas institutit amerikan, që nga fillimi i konfliktit çmimet e lëndëve të para agro-ushqimore janë rritur në mbi nivelet e regjistruara në vitet 2007 dhe 2010 kur, sipas Bankës Botërore, përkatësisht 155 milionë dhe 44 miliona njerëz përfunduan në varfëri ekstreme.

Studiuesit thonë se vendet më të rrezikuara për momentin janë ato që blejnë drithë direkt nga Ukraina dhe Rusia, të cilat së bashku mbulojnë mbi një të katërtën e eksporteve të të gjithë botës.

Ndërmjet tyre janë Egjipti, Indonezia, Bangladeshi, Pakistani, Azerbajxhani dhe Turqia.

”Çmimet në mbarë botën do të rriten deri në momentin që do të ketë një garë për produkte alternative”, sipas CDG-së./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like