FOKUS – BE zgjeron sanksionet ndaj Rusisë, shënjestrohen bankat bjelloruse

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 9 mars /ATSH-DPA/- Diplomatët e BE-së kanë rënë dakord sot për të zgjeruar një raund të tretë sanksionesh ndaj Bjellorusisë dhe Rusisë duke synuar më shumë oligarkë dhe zyrtarë pasi presidenti rus Vladimir Putin pushtoi Ukrainën.

“Masat më të forta mbyllin zbrazëtirat në sanksionet ekzistuese dhe prekin sektorin financiar të Bjellorusisë”, tha kryediplomati i BE-së Josep Borrell në një deklaratë për shtyp.

Raundi i tretë i sanksioneve ndaj Rusisë, paketa më e madhe e BE-së e rënë dakord që nga pushtimi i Ukrainës, përfshin një ngrirje të aseteve të Bankës Qendrore ruse në bllok dhe një ndalim të mediave të Kremlinit në Bashkimin Evropian.

“160 individësh, përfshirë 14 oligarkë të tjerë të lidhur me Putinin dhe anëtarët e familjeve të tyre, si dhe 146 anëtarë të Këshillit të Federatës, Dhoma e Lartë legjislative e Rusisë, tani janë në shënjestër të sanksioneve”, sipas njoftimit.

Sanksionet, ngrirja e aseteve të BE-së dhe ndalimi i udhëtimit në bllok, do të jenë fuqi pas publikimit të tyre në Gazetën Zyrtare të BE-së.

Tre banka bjelloruse, Belagroprombank, Bank Dabrabyt dhe Banka e Zhvillimit të Republikës së Bjellorusisë do të përjashtohen nga SWIFT, sistemi i pagesave të komunikimit bankar. Banka Qendrore e Bjellorusisë është gjithashtu e sanksionuar.

Shtatë banka ruse duke përfshirë VTB, banka e dytë më e madhe e Rusisë, tashmë janë përjashtuar.

Përveç kësaj, sanksionet financiare për huatë dhe kreditë për Rusinë janë zgjeruar për të “përfshirë qartë” kriptovalutat, thuhet në deklaratë.

Ndalimi i eksportit të teknologjive në Rusi tani shtrihet në sektorin detar me një ndalim të teknologjisë së navigimit detar dhe sistemet e navigimit radio, thuhet në njoftimin për shtyp.

Sanksionet kanë formuar një pjesë të madhe të përpjekjeve të BE-së për të mbështetur Ukrainën pas pushtimit rus me ndihma humanitare dhe ofrimit të strehimit për gati 2 milionë njerëz që largohen nga lufta. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like