FOKUS – BE planifikon rregullimin e tregut të energjisë elektrike ndërsa çmimet ”shkojnë në qiell”

by admin
Spread the love

BLED, 29 gusht /ATSH-DPA/ – ‘’Çmimet në qiell” të energjisë ekspozojnë kufijtë e tregut të energjisë elektrike të BE-së, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, duke njoftuar planet për reformën strukturore.

Tregu po zhvillohet në rrethana krejtësisht të ndryshme”, theksoi von der Leyen në një fjalim në një konferencë ndërkombëtare në Bled, Slloveni.

“Kjo është arsyeja pse ne (KE) po punojmë tani për një ndërhyrje emergjente dhe reformë strukturore të tregut të energjisë elektrike”, theksoi ajo.

Bashkimi Evropian i është dashur të përballet me rritjen e çmimeve të energjisë në gjashtë muajt e fundit pas pushtimit rus të Ukrainës. Një takim urgjent i ministrave të energjisë të BE-së është planifikuar për në 9 shtator.

Çmimet e energjisë elektrike në tregun evropian përcaktohen nga burimi më i shtrenjtë i energjisë që nevojitet për prodhim: termocentralet aktualisht me gaz.

Në sfondin e luftës në Ukrainë, çmimet e gazit me shumicë janë rritur, duke rezultuar në një rritje të kostos së energjisë elektrike.

Një reformë e tregut evropian të energjisë elektrike mund të rishikojë këtë të ashtuquajtur mekanizëm të porosisë së meritës dhe të lejojë konsumatorët të paguajnë më pak për energjinë elektrike të prodhuar nga energjia diellore dhe e erës, e cila është më pak e kushtueshme.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like