FOKUS – BE në mosmarrëveshje për pezullimin e vizave për shtetasit rusë

by admin
Spread the love

PRAGË, 30 gusht /ATSH-DPA/- Gjermania dhe Franca kanë refuzuar propozimin e BE-së për vendosjen e një ndalimi të përgjithshëm të propozuar për shtetasit rusë që hyjnë në bllok, përmes një dokumenti të përbashkët.

“Ministrat e Jashtëm të BE-së megjithatë janë të vendosur të mbështesin politikisht pezullimin e një marrëveshjeje për lehtësimin e vizave të vitit 2007 me Rusinë për shkak te luftës në Ukrainë”, sipas burimeve diplomatike.

“Pezullimi i marrëveshjes së vizave BE-Rusi mund të jetë hapi i parë drejt kufizimeve më të gjera të udhëtimeve për shtetasit rusë”, deklaroi një diplomat i BE-së.

Masa do të zgjerohet pas vendimit në shkurt për ndalimin e hyrjes në bllok për zyrtarët e qeverisë ruse dhe drejtuesit e biznesit, dhe tani duke përfshirë aplikantët civilë rusë për viza në BE.

Një veprim i tillë do ta bënte procesin e vizave të BE-së më të komplikuar, më të shtrenjtë dhe më burokratik, si dhe do të rriste kohën e pritjes për miratim, sipas udhëzimeve të Komisionit Evropian.

Duke qenë se takimi i ministrave të Jashtëm në Pragë po zhvillohet në formatin Gymnich, asnjë vendim ligjor nuk mund të merret për vizat e BE-së, pasi bisedimet po zhvillohen në mënyrë joformale.

Ministrat e mbrojtjes të BE-së janë mbledhur gjithashtu në kryeqytetin çek për një takim jozyrtar pët të diskutuar ngritjen e një programi për trajnimin e ushtarëve ukrainas.

Diplomati i lartë i BE-së, Josep Borrell, mbështeti idenë dhe hodhi poshtë shqetësimet që Rusia mund ta konsideronte masën si një përshkallëzim të tensioneve.

“Si mund të ofrojmë pajisje ushtarake dhe jo trajnime ushtarake? Cilat janë ndryshimet midis këtyre dy gjërave?” tha Borrell, duke iu referuar ndihmave ushtarake me vlerë miliarda eurosh për Ukrainën që nga pushtimi i Rusisë.

Shtetet anëtare të BE-së, përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, tashmë po u ofrojnë forcave të armatosura ukrainase trajnime ushtarake.

“Është e qartë se ekziston nevoja për një koordinim më të madh të masave stërvitore, por edhe mbështetjes në përgjithësi”, tha sekretarja e shtetit, në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, Siemtje Möller. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like