FOKUS- BE e shqetësuar nga dështimi i negociatave mbi programin bërthamor me Iranin

by admin
Spread the love

NJU JORK, 1 korrik / ATSH-AA/ – Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Kombet e Bashkuara (OKB), Olof Skoog, tha se është i shqetësuar se negociatat mbi programin bërthamor me Iranin mund të dështojnë.

Diplomatët evropianë në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku u diskutua marrëveshja mbi programin bërthamore me Iranin, kanë shprehur shqetësimet e tyre se negociatat me Iranin mund të dështojnë.

Ambasadori Skoog theksoi se marrëveshja e programit bërthamore e Iranit nuk është një çështje mes SHBA-së dhe Iranit. Ai shtoi se vendet palë në marrëveshje kanë bërë zgjedhje shumë të vështira politike, shprehu shqetësimin se negociatat mund të dështojnë dhe theksoi se “mund të mos e shikojmë vijën e finishit”.

Skoog bëri thirrje që të mos humbasë mundësia për arritjen e një marrëveshjeje nëpërmjet propozimit në tryezë.

Përfaqësuesi i përhershëm i Francës në OKB, Nicolas de Riviere, nga ana e tij, tha se Irani ka paraqitur kërkesa të reja jo realiste.

Zv/përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së në OKB, Richard Mills, deklaroi se mund të arrihet një marrëveshje në rast se Irani tërheq kërkesat shtesë jashtë marrëveshjes mbi programin bërthamor.

Ndërsa ambasadori i Iranit në OKB, Majid Takht Ravanchi, ka bërë përgjegjës “qasjen e ngurtë të SHBA-së” për ngërçin aktual në negociata.

Zv/sekretarja e përgjithshme e OKB-së, përgjegjëse për çështjet politike, Rosemary DiCarlo, u ka bërë thirrje SHBA-së dhe Iranit për bashkëpunim dhe marrëveshje në negociatat rreth programit bërthamor me Iranin.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like