FOKUS – Arabia Saudite paralajmëron Izraelin kundër ofensivës në Rafah

by admin
Spread the love



KAJRO, 10 shkurt /ATSH-DPA/ – Arabia Saudite paralajmëroi sot Izraelin kundër një ofensive në qytetin kufitar Rafah në Rripin e Gazës dhe u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që të mbajnë një takim urgjent për ta parandaluar atë.

Paralajmërimi i Riadit vjen një ditë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i tha ushtrisë që të përgatitej për një ofensivë në Rafah, qyteti i fundit i madh që nuk u pushtua nga forcat izraelite.

Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite paralajmëroi për “pasoja shumë të rënda të sulmit dhe shënjestrimin e Rafahut”, duke e quajtur qytetin “strehën e fundit” për qindra mijëra civilë.

Monarkia e pasur me naftë bëri thirrje që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të mbajë një takim urgjent për të parandaluar Izraelin të shkaktojë atë që Riadi e përshkroi si një “katastrofë të afërt humanitare”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakMashtrimi me kriptovalutat, SPAK dërgon për gjykim 5 persona


You may also like