FOKUS – ”Amnesty International”: Të drejtat e grave u përkeqësuan ndjeshëm

by admin
Spread the love

LONDËR, 8 mars /ATSH-DPA/ – Të drejtat e grave dhe vajzave janë përkeqësuar ndjeshëm vitin e kaluar, theksoi organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ”Amnesty International”.

“Ngjarjet e vitit 2021 dhe fillimit të 2022 shtypën më tej të drejtat dhe dinjitetin e miliona grave dhe vajzave”, tha Agnes Callamard, sekretarja e përgjithshme e ”Amnesty International”.

“Krizat e botës nuk kanë një ndikim të barabartë, për të mos përmendur më drejtësinë”, shtoi ajo.

Në një deklaratë të publikuar në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Callamard tha se pandemia Covid-19 dhe të drejtat e grave në Afganistan ishin ndër ngjarjet që patën një ndikim disproporcional në të drejtat e grave dhe vajzave në 12 muajt e fundit.

“Secila prej tyre përjeton një gërryerje serioze të të drejtave në kushtet e veta, po të marra së bashku? Ne duhet të rezistojmë dhe ta shikojmë me përçmim këtë sulm global ndaj dinjitetit të grave dhe vajzave”, theksoi Callamard.

Ajo renditi gjithashtu “dhunën seksuale të përhapur që karakterizon konfliktin në Etiopi dhe sulmet ndaj aksesit në abort në SHBA dhe tërheqjen e Turqisë nga Konventa historike e Stambollit për dhunën me bazë gjinore”, duke ftuar qeveritë që kanë marrë vendime që përkeqësuan situata e grave dhe vajzave, për t’i revokuar ato./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like