FOKUS – 25 viktima, përfshirë fëmijë, pas një sulmi terrorist në Ugandë

by admin
Spread the love

KAMPALA, 17 qershor /ATSH-ANSA/ – Të paktën 25 persona kanë vdekur në një “sulm terrorist” në një shkollë në Ugandën perëndimore, tha një zëdhënës i policisë për vendin e Afrikës Lindore.

“Deri më tani, 25 trupa janë gjetur në shkollë dhe janë transferuar në spitalin e Bweras”, tha zëdhënësi Fred Enanga, duke iu referuar një qyteti pranë kufirit me Republikën Demokratike të Kongos.

Në mesin e viktimave të sulmit islamik të nisur në një shkollë në Ugandë kishte edhe  fëmijë.

Një konvikti iu vu zjarri.

Sulmi ndodhi në Ugandën perëndimore pranë kufirit me Republikën Demokratike të Kongos.

Zëdhënësi tha se Forcat e Armatosura Demokratike (ADF), një milici islamike e betuar për besnikëri ndaj ISIS-it, me bazë në Republikën Demokratike të Kongos Lindore, sulmoi një shkollë të mesme pranë Bweras.

Mes viktimave edhe disa nxënës, disa prej të cilëve janë ende të zhdukur.

Ushtria dhe policia janë në kërkim të sulmuesve, të cilët u larguan në drejtim të parkut kombëtar Virunga, përtej kufirit me Kongon.

Rebelët myslimanë nga Uganda janë betuar për besnikëri ndaj ISIS-it, i cili i paraqet si degën e tij në Afrikën Qendrore dhe akuzohen gjithashtu për sulme xhihadiste në Ugandë.

Ky nuk është sulmi i parë në një shkollë në Ugandë që i atribuohet FSHZH-së.

Në qershor 1998, 80 studentë u dogjën të gjallë në konviktet e tyre në një sulm të ADF në institutin teknik ”Kichwamba” pranë kufirit me Republikën Demokratike të Kongos.

SHBA kanë ofruar një shpërblim deri në 5,0 milionë dollarë për çdo informacion që mund të çonte te lideri i saj Musa Baluku./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like