Flor Binaj po mendon fëmijën e katërt dhe ia gjeti edhe emrin

by admin
Spread the love

Flor Binaj i ftuar “Në kurthin e Piter Pan” u shpreh se ka në plan ta zgjerojë edhe më shumë familjen e tij. Vetëm pak muaj pasi u bë baba për herë të tretë, Flori ka folur edhe për një fëmijë të katërt.

Një fëmijë i 4? “Shpresoj shumë”, tha aktori. “Dëshirë kemi të kemi një familje të madhe dhe fëmijët të kenë njëri-tjetrin”, u shpreh Flori, baba i 3 fëmijëve Krena, Glauk dhe Vjosa.

Por ç’emër do të kishte një djalë në familjen e tij? “Pse jo? (edhe Osum). Fjala jote në vesh të Perëndisë! Nuk është e thënë që të ketë patjetër emër lumi, mund të jetë emër deti, mali, etj., por do gjej patjetër emër shqiptar. Me rëndësi është të mos kemi turp t’u vendosim fëmijëve emra shqiptarë”, tha aktori.

You may also like