Fletudhëtime në vend të pasaportave pa RMV! – Shqip

by admin
Spread the love

DOKUMENTET E UDHËTIMIT

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut, të cilët nuk do të kenë pasaporta me emrin e ri kushtetues pas 12 shkurtit, do të mund të nxjerrin fletë udhëtimi për të hyrë në vend.

Fletë udhëtimi merret nëpër ambasada dhe përfaqësitë diplomatiko-konsulare dhe kushton 30 euro. Afati do të jetë 30 ditë.

Sipas njoftimeve nëpër faqet zyrtare të Facebookut të një pjese të ambasadave të RMV-së në vendet evropiane, fletudhëtimi vlen vetëm për një drejtim. Kjo do të thotë se shtetasit e Maqedonisë së Veriut me këtë dokument mund të udhëtojnë vetëm në RMV ku më pas mund të aplikojnë për pasaportë të re.

Në një pjesë të ambasadave të vendit, sikurse në Gjermani, fletudhëtimet mund të nxirren pa termin, derisa në Ambasadat në Britani të Madhe dhe Holandë duhet të caktohet termini përmes postës elektronike.

Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve të diasporës për dorëzimin e kërkesave për dhënien e fletudhëtimeve, MPJ-ja paralajmëroi se në këtë institucione do të punohet me dy ndërrime dhe gjatë fundjavave./tvklan.mk

You may also like