Flet sekretari organizativ i Degës 6 Tiranë: Basha është ofendim, zhgënjim dhe mosmirënjohje

by admin
Spread the love

Sekretari Organizativ i degës 6 në Tiranë, Florin Kurmekaj, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se Lulzim Basha është ofendim dhe zhgënjim për demokratët.

Kurmekaj thekson se Basha për demokratët rezultoi edhe zhgënjim e mosmirënjohje, duke zhgënjyer demokratët, që nuk fituan kurrë përballë regjimit të Ramës.

Postimi i Florin Kurmekaj:

Miq të dashur!
Nuk e kisha menduar ndonjëherë se armikun mund ta kisha në krah, por ja që ish-kryetari ynë, po na bën të shohim dhe të paimagjinueshmen.

Pasi në vr**au shpresën se mund të vinim në pushtet, tani Lulzim Basha luftën që duhet ta kishte bërë me Edi Ramën ndër vite, në mënyrë tinëzare po e bën me demokratët tani.

Që kur Lulzim Basha ka ardhur në krye të PD-së, më shumë kam fjetur në selinë e PD në Kombinat sesa në shtëpinë time

E kam mbështetur në çdo zgjedhje, e kam thithur gazlotësjesëll pafund, vetëm e vetëm që PD të vinte në pushtet.
Sa njerëz kam mbledhur për t’i çuar në pr*otestë për të ndjekur Lulzim Bashën, se na premtonte se do të rrëzonte Ramën.

Sa herë jemi kthyer të zhgënjyer në shtëpi, se Rama nuk u rrëzua edhe këtë herë. E prapë e kemi ndjekur nga pas, e prapë jemi zhgënjyer. Kam ndenjur pa bukë dhe ujë si komisioner në zgjedhje, dhe cfarë merr në fund?

Ofendim, zhgënjim, mosmirënjohje!

Kryetari i paparti doli të enjten e tha se nuk më njihte mua,se ne nuk ishim delegate,se ne nuk ishim të degës së Kombinatit.

Po zoti, Basha, ke të drejtë. Nuk na njeh. Se t’i partinë e ke part-time. E mban për hesape të tjera dhe jo për demokratët. Ska gjë zoti Basha. Do na njohësh të gjithëve me 11 dhjetor.
Koha është e demokratëve”, shkruan Kurmekaj.

You may also like