Flet mjeku që operoi Pogba: Terapia konservative po e përkeqësonte situatën

by admin
Spread the love

Roberto Rossi, specialist i ortopedisë dhe traumatologjisë, kryemjeku në spitalin Mauritian në Torino, profesor i rregullt në Universitetin e Torinos dhe konsulent i Juventusit, është kirurgu që operoi Paul Pogba të hënën. Në një intervistë për TuttoSport, ai bëri një bilanc të situatës.

“Le të themi se terapia konservative nuk funksionoi. Madje, lezioni u përkeqësua edhe më shumë. Në bashkëpunim edhe me mjekët e Juventusit, i kemi dhënë kohën e nevojshme që Pogba të riintegrohet në grup dhe të fillojë nga puna pas tetë javësh.

Kjo është koha që ne kemi caktuar për rikthimin e tij. Megjithatë duhet të shohim dhe të vlerësojmë gjendjen që ai do të ketë kur të fillojë nga puna”, tha ndër të tjera mjeku Roberto Rossi. /oversport.tv

Foto: Juventus, Facebook

You may also like