Flet agjenti i sulmuesit: Lautaro është i lumtur tek Interi, nuk synon të iki

by admin
Spread the love

Nga Argjentina vijnë deklarata të rëndësishme në lidhje me të ardhmen e Lautaro Martinez. “Ndonjëherë shtypi publikon lajme për një transferim të mundshëm, por Lautaro mendon për Interin dhe si të gëzojë popullin zikaltër. Synon të shpallet kampion i Italisë dhe më pas të fokusohet te Kupa e Botës”, ka thënë në një emision televiziv, agjenti i lojtarit, Alejandro Camano.

“Nuk po presim ose nuk po kërkojmë një transferim. Ai është i lumtur tek Interi. Qyteti është i mrekullueshëm. Mendojmë vetëm për Interin. Lautaro do të na japë shumë gëzime në vitet e ardhshme, kudo që të shkojë do të jetë një argëtues për publikun.

Vjen nga një skuadër shumë e mirë si Racing, ka vuajtur dhe tashmë është i lumtur. Është mësuar me faktin që futbolli nuk është gjithmonë i njëjtë dhe do të ketë sukses kudo”, ka thënë agjenti i sulmuesit argjentinas. / Oversport.tv

You may also like