Flamuri serb valvitet në qendër të Tiranës, reagon ish- konkurrentja e Për’puthen – Shqip

by admin
Spread the love

17:06 | 20 Dhjetor 2021

Foto: Instagram

Sali Berisha ka organizuar sot një protestë të madhe.

Kjo protestë u zhvillua për të kundërshtuar ardhjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Rreth kësaj çështje kanë reaguar edhe fytyrat publike të cilët janë shprehur mjaft të mllefosur.

Pas Stresit i cili iu bashkua protestës, ish konkurrentja e Përputhen, Sindi Loci ka reaguar në rrjetet sociale.

Me një lajm të marrë nga “JOQ Albania”, Sindi është shprehuar e tmerruar për valvitjen e flamurit serb në qendër të Tiranës.

“Perfundimisht kemi marre fund si popull!!!!!! Turp turp turp shkelni gjakun e shqiptarve te KS”, ka shkruar Sindi./Shqip/

You may also like