Flamujt rusë e ukrainas të ndaluar në Berlin gjatë festimit të “Ditës së Fitores”

by admin
Spread the love

Policia në Berlin ka ndaluar ekspozimin e flamujve rusë dhe ukrainas në vendet përkujtimore të Luftës së Dytë Botërore, gjatë ngjarjeve për të shënuar përvjetorin e përfundimit të luftës në kryeqytetin gjerman.

Sipas policisë atje, flamujt e republikave të vetëshpallura popullore Donetsk dhe Luhansk dhe simbolet e luftës ruse V dhe Z do të jenë gjithashtu të jashtëligjshme gjatë ceremonive të hënën dhe të martën, raporton BBC të shtunën.

Ambasadori ukrainas në Gjermani, Andriy Melnyk, shprehu indinjatën për ndalimin, për të cilin ai tha se ishte trajtim i njëjtë i viktimës për agresorin në pushtimin rus të Ukrainës.

“Jemi të tronditur që policia e Berlinit ndaloi flamujt e lidhur me Ukrainën më 8 dhe 9 maj. Kjo është një shuplakë në fytyrën e Ukrainës dhe popullit ukrainas”, ka thënë ai.

Rusët festojnë fitoren ndaj Gjermanisë naziste më 9 maj, ndërsa në Evropën Perëndimore përfundimi i luftës në atë pjesë të kontinentit përkujtohet më 8 maj.

Rruga Press

You may also like