Flakadanët e hedhur në derbin e kryeqytetit, procedohen 4 tifozë

by admin
Spread the love

Derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani, u ndërpre për pak minuta për shkak të hedhjes së mjeteve piroteknike në fushën e blertë. Kjo bëri që edhe Policia e Shtetit të vepronte.

Ditën e sotme është njoftuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë se janë proceduar penalisht 4 persona, për hedhjen e flakadanëve në fushën e stadiumit “Air Albania”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit K. K., 20 vjeç, E. S., 20 vjeç, S. K., 21 vjeç dhe F. Xh., 30 vjeç, pasi gjatë ndeshjes Tirana-Partizani, kanë hedhur flakadanë në fushë”, shkruhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Takimi i mbrëmshëm mes Tiranës dhe Partizanit nuk prodhoi fitues, edhe pse të dyja skuadra u munduan shumë të gjenin rrugën e rrjetës dhe të festonin marrjen e pikëve të plota. / oversport.tv

You may also like