Fjalët e para të Luis Diaz si lojtar i Liverpooli

by admin
Spread the love

Sulmuesi kolumbian, Luis Diaz ndihet i lumtur me transferimin e tij te Liverpooli nga Porto.

Liverpooli ka bërë një goditje të madhe në afatin kalimtar të janarit.

Klubi nga Anfield ka kompletuar tashmë transferimin e sulmuesit kolumbian, Luis Diaz nga Porto.

Transferimi i kolumbianit thuhet se do t’i kushtojë 60 milionë euro Liverpoolit, me 40 milionë euro që do të paguhen menjëherë dhe 20 milionë euro bonuse.

Ky transferim e ka bërë të lumtur edhe vet sulmuesin Diaz, i cili tashmë ka thënë fjalët e para si lojtar i ri i Reds

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me Liverpoolin”, ka thënë Diaz në një video të publikuar nga faqja zyrtare e Liverpoolit.

Ndryshe, Diaz thuhet se ka nënshkruar kontratë për pesë vite e gjysmë me klubin nga Anfield. 

.

You may also like