Fitorja e shtatë radhazi, Liverpool “presion” United dhe Newcastle

by admin
Spread the love

Liverpool koleksionoi fitoren e shtatë radhazi në Premier League teksa mposhti me shifrat 0-3, Leicester në transfertë.

Të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp shënuan dy gola në harkun e tre minutave (33 dhe 36) me anë të të njëjtit autor, Curtis Jones.

Për sulmuesin e ri ishte dygolëshi i parë me fanellën e Liverpool teksa në fraksionin e dytë, The Reds menaxhuan më së miri avantazhin dhe energjitë duke e mbajtur Leicester larg portës së mbrojtur nga Allison ndërsa gjetën edhe golin e sigurisë me anë të Trent Alexander-Arnold. Anësori realizoi një gol fantastik nga një goditje dënimi e cila ishte e pamundur për t’u kapur nga portieri Iversen.

Pas këtij suksesi, Liverpool mban gjallë shpresat për zonën Champions teksa Manchester United dhe Neëcastle janë vetëm një pikë më shumë se të kuqtë, por me skuadrën e Klopp që ka një ndeshje më shumë se dy ekipet e sipërpërmendura.


Top Channel

You may also like